Sherbimi Social

Sherbimi Social

​ Misioni

 Të identifikojë familjet më të varfëra  në territorin e bashkisë dhe të zbatojë  kriteret ligjore përsa i përket dhënies së ndihmës ekonomike.

 Të planifikojë dhe të administrojë fondet për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe pagesat për invalidët e punës.

 Të identifikojë nevojat e grupeve sociale në rrezik si fëmijët, të rinjtë, gratë, personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit dhe minoritetet për shërbime sociale.

 

Ndihma Ekonomike referuar ndryshimeve ligjore, tanimë bazohet në një Sistem Elektronik Aplikimi dhe Vlerësimi mbi bazën e disa variablave të përcaktuar si indikatorë të nivelit të varferisë dhe ballafaqimit të tyre në mënyrë elektronike me të dhënat e institucioneve të lidhura me këtë proces.

Bazuar në ndryshimet ligjore dhe VKM nr.904 datë 12.12.2012 kanë të drejtë të aplikojnë për ndihmë ekonomike të gjitha familjet banorë të territorit të Bashkisë.

Por përfitojne apo vlerësohen si përfitues nga ky sistem familjet pa të ardhura nga punësimi, nga sistemi i pensioneve, nga aktiviteti ekonomik privat  apo nga pasuria.

Të dhënat e institucioneve të tilla si: Drejtoritë e punës, Sigurimeve shoqërore, Tatim-taksave, Zyrës së Pronave dhe drejtorisë së transportit kryqëzohen në mënyrë elektronike me të dhënat e tjera të çdo familje aplikanti.

Aplikimi për ndihmën ekonomike bëhet pranë çdo njësie administrative apo lagje qyteti nga data 1-10 e çdo muaji.

Pas kësaj bëhet vlerësimi elektronik dhe ballafaqimi me të dhënat e institucioneve nga Shërbimi Social Shtetëror dhe në fund të çdo muaji Drejtoria Rajonale e Sh.S.Sh sjell vendimin përkatës për familjet përfituese dhe masën e pagesës.

Pagesa llogaritet sipas strukturës së familjes duke llogaritur:

Kryefamiljarin dhe personin mbi moshë pune me 1800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj;

Anëtarin në moshë pune të familjes me 1260 (njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekë;

Anëtarin nën moshë pune 900 (nëntëqind ) lekë në muaj.

Përveç kësaj trajtohen:

Fëmijet me status jetimi 3000 (tremijë) lekë;

Viktimat e dhunës dhe trafikimit  3000 (tremijë ) lekë;

Fëmijët e lindur si trinjakë, katërnjakë apo pesënjakë  3000 (tremijë ) lekë;

Familjet kujdestare të fëmijëve jetimë 9000 (nëntëmijë) lekë;

Kompensim për energjinë elektrike 1288 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë ) lekë;

Për fëmijët në arsimin e detyruar 300 (treqind) lekë për  çdo fëmijë;

Për vaksinimet e fëmijëve 100 (njëqind) lekë për çdo vaksinë.

Sherbimet qe ofrohen nga kjo drejtori