Sherbimi i Arsimit Parashkollor

Shërbimi i Arsimit Parashkollor

​​Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit dhe Trashgimise Kulturore është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor parashkollor në Bashkinë Peqin.

Funksionet e saj janë:

– Mbështet Bashkinë në hartimin e politikave të zhvillimit në fushën e arsimit parashkollor në nivel bashkie, duke marrë parasysh veçoritë demografike, të terrenit, të zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës vendore.

– Ndjek realizimin e politikave rajonale në përputhje dhe në zbatim të strategjisë kombëtare të zhvillimit të arsimit.

– Harton projekte me karakter vendor dhe zbaton projekte me karakter kombëtar në fushën e rinisë.

– Ndjek me përparësi cilësinë e shërbimit të arsimit parashkollor duke marrë të gjitha masat për shtrirjen e tij.

– Zbaton kurikulën e arsimit parashkollor dhe zhvillon elementët rajonalë të saj. ​

– Realizon vlerësimin real të cilësisë së shërbimit të ofruar.

– Organizon dhe realizon trajnimin dhe kualifikimin e personelit mësimdhënës të kopshteve që ka në varësi.

Kopshtet ne Bashkine Peqin

Sherbimet e drejtorise se arsimit kultures sportit dhe trashegimise kulturore