Mesazhi Kryetarit

Mesazhi Kryetarit
Të nderuar bashkëqytetarë!
Ky portal i ri do të jetë një urë lidhëse mes jush dhe bashkisë. Nëpërmjet saj puna jonë për zhvillimin e qytetit do të bëhet më transparente për ju. 
Unë dua një qytet ku të gjithë të ndjehemi pjesë e tij, për ndërtimin e të ardhmes së të cilit punojmë të gjithë: një qytet në të cilin atë çka unë dua për fëmijët e mi e dua edhe për ju.
Dua mbi të gjitha, të qeveris në një mënyrë që qytetin ta shikojmë si një të tërë, që të afrojmë qendrën me periferinë  të jetë  me shkolla më të mira, me spitale më të mira, me rrugë më të mira. Një qytet i mirëqenies moderne, qytet i zhvillimit dhe i një ekonomie më të sukseshme.
T’i japim qytetit unitet për të përballuar sfidat e mëdha që kemi përpara. Dëshiroj që ta kthejmë Peqinin  në një qytet në të cilin të mund të jetohet mirë dhe ku gjithçka ecën dhe ndryshon shumë shpejt.
Unë dëshiroj  që Peqini të jetë një qytet me vlera dhe qëllime të përbashkëta, ku meritokracia të vijë para privilegjit; një qytet që të qeveriset për të gjithë dhe jo vetëm për disa, një qytet i fortë dhe i sigurt.

      Me Respekt

Bukurosh Maçi