Inspektoriatet dhe Policia Bashkiake

Misioni

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake janë struktura monitoruese dhe kontrolluese në varësi direkte të Kryetari i Bashkisë dhe garantojnë zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore si dhe akteve bashkiake që rregullojnë aktivitetin normal të jetës së përditshme në komunitet, me qëllim bashkëjetesën normale të qytetarëve dhe ruajtjen e rregullit në qytet dhe në njësite administrative.

 

Përgjegjësitë dhe detyrat

  • Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit është përgjegjës për kontrollin dhe monitorimin e zbatimit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit në të gjithë territorin në juridiksion të Bashkisë.
  • Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriati i Mjedisit dhe Policia Bashkiake, përveç urdhërave dhe vendimeve të Kryetarit të Bashkisë, zbatojnë me rigorozitet të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë dhe normojnë veprimtarinë në fushat përkatëse ku ata janë përgjëgjes.​
  • Policia Bashkiake, është strukturë policore, përgjegjëse për respektimin dhe zbatimin e ligjshmërisë nga individë dhe subjekte të ndryshme që veprojnë në territorin në juridiksion të Bashkisë, garanton zbatimin e akteve të Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, siguron harmoninë ndërmjet qytetarëve, subjekteve të ndryshme etj, në aktivitetin e tyre të përditshëm, garanton mbrojtjen e pronave publike dhe aseteve të Bashkisë nga dëmtimet dhe keqpërdorimet.