Tryezë pune dhe diskutime mbi vendepozitimet ilegale
Tryezë pune dhe diskutime mbi vendepozitimet ilegale.
Bashkia e Peqinit dhe Bashkia e Rrogozhinës në bashkëpunim me projektin “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit” projekt i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe që zbatohet në Shqipëri nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, zhvilloi në datën 19 Shtator 2017 një takim pune me përfaqësues nga bashkitë. Tema e takimit ishte vendepozitimet ilegale dhe masat që duhen marr për ti eleminuar ato. I ftuar në takim ishte dhe Z. Frank Sand, nga Bashkia e Wiesbaden, Gjermani, për të sjell eksperiencën e bashkisë së tij dhe zgjidhjet e mundshme.
Gjatë takimit u trajtuan problematika të ngjashme për të dy qytetet si mbetjet inerte, mbetjet voluminoze dhe hedhja e mbetjeve shtepiake pa kriter. Në përfundim të takimit, u ra dakort që në përpjekje për të modernizuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve në Peqin dhe Rrogozhinë duhen zbatuar tre parime kryesore: 1. Infrastruktura për banorët (opsione dhe mundësi për depozitimin e mbetjeve, numër më i madh kontenierësh, frekuencë më e lart grumbullimi etj.), 2. Fushata të vazhdueshme kominikimi dhe ndërgjegjësimi për shtresa të ndryshme të komunitetit, 3. Penalitete për ndotësit.
Lexo më shumë...
Lexo më shumë...