Shpallje për lëvizje paralele ngritje në detyrë në kategorinë e mesme dhe e ulët drejtuese
Shpallje për lëvizje paralele ngritje në detyrë në kategorinë e mesme dhe e ulët drejtuese
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, bashkia Peqin shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:
Drejtor i Drejtorisë Juridike, Burimeve Njerëzore dhe TIK – Kategoria: II-b
Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Në rast se vendi do të mbetet vakant edhe pas kësaj procedure do të plotësohet sipas pikës 4, të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, duke pranuar edhe kandidatë të tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lirë.
Për të TRE procedurat (Lëvizje paralele, Ngritje në detyrë, PRANIM NGA JASHTë SHëRBIMIT CIVIL) aplikohet në të njëjtën kohë!