Rikonstruksioni i segmentit rrugor në fshatin Grykësh njësia administrative Shezë
pas një problematike serioze që rrezikonte jetën e banorëve dhe përdoruesve të rrugës.
Ky aks rrugor është tashmë i asfaltuar dhe i pajisur me masa sigurie për një qarkullim më të sigurtë.
Kjo ndërhyrje është një tjetër dëshmi e përkushtimit tonë për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë për qytetarët tanë.
Falënderojmë banorët për durimin dhe mbështetjen gjatë punimeve, si dhe të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.
Siguria e qytetarëve është dhe do të mbetet prioriteti ynë kryesor!
