Restorante dhe Hotele

Bar-Restorant ” Karina”
Restorant Karina ndodhet në qendër të qytetit, ka një ambient të pastër dhe të rehatshëm me një larmi pijesh e ushqimesh. Në këtë ambient komod dhe modern mund të kaloni një kohë të bukur me shoqërinë duke shijuar kuzhinën tradicionale të zonës së Peqinit
Bar-Restorant “Sharra”
Restorant Sharra, i vendosur mbi një kodër buzë rrugës nacionale në Njësinë Administrative Pajovë ka një larmishmëri gatimesh të zonës së Peqinit. Vendi ku është ndërtuar ju ofron një pamje panoramike të gjithë zonës.
Bar-Restorant “Maçi”
Restorant Maçi i vendosur buzë rrugës në hyrje të qytetit me një ambient të pastër dhe të bukur, gjithashtu dhe me ambient argëtimi për fëmijët. Frekuentohet masivisht nga familjarë me fëmijë të vegjël për të kaluar një pasditë të qetë dhe shplodhëse ne këtë restorant.
Bar-Restorant “Klajdi”
Restorant Klajdi ndodhet në parkun e pishave të qytetit, pranë rrugës nacionale.
Ofron një ambient relaksues dhe të bukur, me një kuzhinë tradicionale të zonës
Bar-Restorant “Çela”
Restorant “Çela” ndodhet buzë rrugës nacionale në Njësinë Administrative Karinë.
Ka një ambient të bollshëm dhe shplodhës.
Ofrojnë një larmishmeri gatimesh tradicionale të zonës.

“ Tradita ” është një restorant me gatime tradicionale të zonës së Peqinit e vendosur ne Njësinë Administrative Gjocaj, shumë pranë rrugës automobilistike qe lidh peqinin me Elbasanin. Ka një panoramë shumë të bukur nga ku mund të shikoni gjithë hapsirën e gjelbërt të zonës së Peqinit

Agroturizmi Via Egnatia ndodhet në dalje të qytetit Peqin në drejtim të Rrogozhinës. Ka një ambient shumë të madh dhe të gjelbëruar. Gatimet tradicionale të zonës janë pjesë e guzhinës së këtij agroturizmi