Kultura
Kultura
Peqini njihet si qytet i vjetёr dhe tepёr i pasur me vlera kulturore. Ky fakt dёshmohet nga sarajet apo pashallёku qё ka pasur dikur Pashai i Peqinit. Akoma edhe sot kanё mbetur pjesё tё kёtij pashallёku tё vogёl. Peqini shquhet për kulturë dhe art. Ndonёse i vogёl si qytet, nga ky vend kanё dalё figura qё kanё lёnё gjurmё nё histori. Ata janë njerёz qё kanё mundur tё realizojnё ёndrrat e tyre mёdha, qё kanё dhёnё shpirt pёr hirё tё dijes sё tyre, por jo vetёm.
Vlen tё pёrmendim kёtu qytetarё si Ferdinand Deda( Artist i Merituar) dirigjenti i parё i Orkestrёs Simfonike tё Radiotelevizionit Shqiptar, Rifat Teqja(Artist i Popullit) dirigjent i Orkestrёs sё Operas dhe Baletit, Behije Çela, aktore dhe ish kёngёtare e radio Tiranёs e shumё figura tё tjera. Peqinasit kanё qenё pjesmarrёs nё shumё ngjarje historike tё rёndёsishme nё tё cilat kanё dhёnё kontribut, duke nisur nga shpallja e pavarsisё, Luftёn e Vlorёs, Kongresi i Lushnjes e deri nё Luftёn e Dytё Botёrore. Ndёrkohё Peqini ruan njё traditё edhe nё muzikё e veshje popullore. Ato kanë ngjashmёri me tradinёn e Elbasanit. Por kjo trevë ka ndikime edhe nga Lushnja, Tirana dhe Kavaja. Disa nga këngët e vjetra popullore janë :“Do shkoj lala në Peqin”, “Mu ke ara tek tagjia”, “Kno moj qyqe se na erdh behari”, vallja e Peqinit etj. Ndёrsa veshjet popullore janë karakteristike të zonës;gratë mbajnë veshur jelek, këmishë të qëndisur dhe burrat xhamadan e qeleshe të bardhë. Mjaft e njohur është vallja e Peqinit. Ky qytet mbart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe historike. Pozicioni gjeografik e ka favorizuar që të jetë stacion i rëndësishëm përgjatë rrugës së lashtë Egnatia, pikë tranziti mes Lindjes e Perëndimit. Ulliri konsiderohet si druri më me vlerë që e ka origjinën nga lashtësia. Sipas legjendës në Klaudianë kishte aq ullinj saqë, kur u ndërtua rruga “Egnatia” në të dy anët e saj u vendosën edhe tubacione për rrjedhjen dhe depozitimin e vajit në Dyrrah. Përsa i përket vlerave ushqyese ulliri i Peqinit zë vend të parë në Shqipëri, por sipas të dhënave edhe në Mesdhe. Fatkeqësisht disa nga këta ekzemplarë ndodhen në zhdukje e sipër, për shkak të vjetёrsisё sё tyre. Një tjetër ngjarje e rëndësishme për Peqinin është “Thesari i Vrapit”, i cili është zbuluar në fillim të shekullit të kaluar nga katër banorë të fshatit Vrap. Ai përbëhet nga 6.5 kg ar dhe 1.5 argjend. U shit dorë më dorë dhe sot ndodhet në një muze në ShBA. Por Peqini ka tradita të mëdha edhe në sport. Skuadra e Shkumbinit është krijuar në vitin 1929 dhe vazhon ta ruajё kёtё traditё.
