Informacion rreth qytetit
Informacion rreth qytetit

me bashkinë Elbasan, në juglindje me bashkinë Cërrik, në jug me
bashkinë Belsh, në jugperëndim me bashkinë Lushnje dhe në
veriperëndim me bashkinë Rrogozhinë. Bashkia Peqin ka pasur
dhe ka një pozitë gjeografike shumë të favorshme. Ajo ndodhet
midis kordinatave gjeografike: 40°58‘58“ në jug dhe 41°0,9‘ 33“
në veri Në perëndim: 19°40’0” gjatësi gjeografike, dhe në lindje:
19°54’ 34” gjatësi gjeografike. Sipërfaqja e territorit të bashkisë Peqin
është 197.79 km2, me popullsi 39.741 banorë dhe dendësia mesatare
200.925 banorë (sipas Regjistrit të Gjendjes Civile, janar 2021). Në të
kaluarën sipërfaqja e qytetit ka qenë më e madhe, por me masat e marra
nga shteti gjatë periudhës së komunizmit, këto sipërfaqe i kanë kaluar
qyteteve fqinje si Lushnja, Tirana etj. Nga lindja në perëndim kalon rruga
automobilistike dhe ajo hekurudhore Lartesia e relievit varion nga 20
deri në 610 metra e cila ndodhet në fshatin Cacabezë të njësisë administrative
Pajovë. Në luginën e Shkumbinit ka pisha të buta, të cilat shërbejnë për të
ruajtur tokën nga erozioni lumor. Në territorin e bashkisë Peqin ka gjetje
dhe gjurmime të shumë objekteve historike, si: Kalaja, via Egnatia, kulla e sahatit dhe xhamia,
sarkofagu, stolid he enë ilire etj.