Bashkitë për në Europë!
Bashkitë për në Europë!
Prej dhjetorit të vitit 2016, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmejt Ministrisë së Punëve të Shtetit për Çështjet Vendore, Ministrisë së Integrimit, Shoqatës për Autonomi Vendore, Shoqatës së Bashkive Shqiptare dhe Delegacionit Europian, Bashkia Peqin krahas bashkive të tjera në rang kombëtar, është bërë pjesë e projektit BASHKITË PËR NË EUROPË!
Me qëllim konsolidimin dhe fuqizimin e qeverisë vendore në Shqipëri, në kontekstin e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kombëtare për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020, projekti synon konkretisht:
- Krijimin e këndeve të BE-së në çdo Bashki dhe menaxhimin efikas të tyre
- Rritjen e njohurive për Instrumentin e Asistencës së Para-aderimit “IPA” si dhe fondet e tjera kryesore të BE-së të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët shqiptarë
- Rritjen e kapaciteteve në nivel vendor për përfitimin nga fondet IPA dhe nga fondet e programet e tjera të BE-së të disponueshme për Bashkitë dhe qytetarët shqiptarë
- Rritjen e njohurive mbi politikat, objektivat, prioritetet, institucionet, programet dhe perspektivën e Bashkimit Evropian
- Rritjen e kapacitetve të pushtetit vendor për ta marrë, kuptuar dhe përhapur informacionin që ka të bëjë me BE-në
- Rritjen e kapaciteteve bashkiake për të grumbulluar, si nga publiku ashtu edhe nga administrata, përpunuar dhe ofruar informacionin, i cili mund të japë njohuri mbi programet dhe ndërhyrjet e ardhshme të Qeverisë shqiptare, BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë
- Rritjen e ndërveprimit dhe koordinimit me strukturat e ndryshme të informacionit dhe palët e tjera të interesuara, në veçanti me Rrjetin e Informimit të BE-së “Zyrat e Informimit të BE-së në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë”, Projektin TACSO dhe Vendet Anëtare të BE-së, në lidhje me ofrimin e informacionit rreth BE-së dhe proçesit të integrimit në BE
Bashkitë për Evropën është projekti i ri i financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri me synim mbështetjen e ngritjes së një zyre evropiane lokale në secilën prej 61 bashkive. Nisma, që pritet të nisë zbatimin në pranverë 2017, pritet të jetë e dobishme për të sjellë më pranë qytetarëve shqiptarë dhe administratave vendore më shumë informacion mbi BE-në, politikat dhe programet e saj. Ndërsa fokusi do të jetë sigurimi i njohurive mbi BE-në, veçanërisht si të rritet kapaciteti përthithës i autoriteteve të qeverisjes vendore në Shqipëri për fondet dhe programet evropiane, do të ketë aktivitete që synojnë të lehtësojnë ndërlidhjen dhe ndarjen e përvojave mes bashkive dhe dialogun me qeverinë qendrore dhe Delegacionin e BE-së. Lidhur me këtë, sot u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mes kryebashkiakëve dhe anëtarëve të qeverisë shqiptare.
Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian u prezantua gjatë punimeve të konferencës Roli i qeverisjeve vendore në procesin e integrimit në BE, organizuar nga Instrumenti i BE-së për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni (TAIEX) së bashku me Ministrin shqiptar të Shtetit për Çështjet Vendore. Synimi i seminarit, me pjesëmarrjen e gjithë bashkive, ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe shtimi i njohurive të autoriteteve vendore shqiptare mbi rolin e tyre në procesin e integrimit në BE, përfshirë zbatimin e legjislacionit të BE-së. Seminari u fokusua te masat për zhvillimin ekonomik vendor dhe politika fiskale decentralizuese. Ekspertët nga Gjermania dhe Polonia prezantuan praktikat më të mira dhe dhanë rekomandime që synonin zbatimin strategjik të procesit të decentralizimit. U organizuan dy seanca paralele mbi planifikimin strategjik, sistemet financiare, si dhe promovimin e biznesit dhe strategjive vendore të punësimit.
BE-ja është e gatshme të sigurojë ndihmë të mëtejshme lidhur me ngritjen e kapacitetit të qeverisjeve vendore përmes seminareve në terren që janë me rëndësi si për bashkitë dhe për vetë qytetarët.
Bashkimi Evropian është gjithashtu ofruesi i donacionit më të madh për projektin që zbatohet nga UNDP “Mbështetje për Reformën Territoriale dhe Administrative”, STAR. Në fazën e dytë të këtij projekti që sapo ka nisur, BE-ja mbështet zbatimin e legjislacionit mbi shërbimin civil në nivel vendor, rritjen e efikasitetit të sigurimit të shërbimeve, si dhe përfshirjen e qytetarëve në vendim-marrjen vendore. Qytetarët do të mund t’i ndjejnë konkretisht përmirësimet, veçanërisht përmes ngritjes së zyrave me një ndalesë.
Emer Mbiemer Nevila Biça
Pozicioni I punes Kordinatore Lokale e BE
Email [email protected]
Lexo më shumë...
Lexo më shumë...
Lexo më shumë...