Atraksione Turistike
Via Egnatia
Via Egnatia u ndërtua për të lehtësuar qarkullimin dhe për të realizuar lidhjen e Romës me provincat më të largëta. Ajo fillonte nga Durrësi dhe nëpërmjet Ohrit e Selanikut të conte në Kostandinopojë.
Me një gjatësi rreth 861 km, Via Egnatia ka qenë e përshtatshme për lëvizjen e udhëtarëve dhe të karvaneve.
Në shekullin IV pas Krishtit, Udha Egnatia u zgjat deri në Kostandinopojë dhe ishte vazhdimi i rrugës së
vjetër romake Via Apia. Për nga rëndësia strategjike Udha Egnatia bashkonte Perëndimin me Lindjen.
Kjo udhë e ka marrë emrin nga ndërtuesi i saj, prokonsulli Cnaeus Egnatius, i biri i Caius.
Dega kryesore e Udhës Egnatia kalonte pak a shumë në drejtimin e rrugës së sotme automobilistike.
Stacioni i parë ishte Clodiana, i identifikuar me Peqinin e sotëm. Stacioni i dytë ka qenë Ad Quintum,
që përkon me kompleksin e nimfeut romak në Bradashesh. Udha vijonte drejt Scampis (Elbasanit),
në anën veriore të rrugës së sotme automobilistike dhe përputhej me të në stacionin Treieceto
diku pranë Mirakës. Pasi kalonte nëpër ngushticat e Shkumbinit udha ngjitej në shpatin e malit të
Polisit për të dalë në qafën e Gajorit, që përkon me stacionin Ad Dianam ose Grandavia.
Gjurmët e udhës zbresin në Qukës ku gjendej stacioni Tres Tabernas apo In Candabia.
Në vijim ngjitej drejt Pishkashit dhe Rrajcës në stacionin Pons Servili për të dalë në
Qafën e Thanës, ku gjendej stacioni Clavdanon. Më tej udha vazhdonte për në Lyhnid.
Ura e Fatishtës ruhet e plotë dhe e dëmtuar në pjesën e sipërme të saj. Gjithashtu në anën
lindore ka pësur një çarje. Ura është rreth tre metra e gjerë. Lartësia e qemerit prej guri kap
lartësinë 0,56 metra. Qemeri është i ndërtuar me gurë të gdhendur të lidhur me llaç.
Mbi gjurmët e urës romake gjatë periudhës otomane është ndërtuar një urë e re.
Ura e Çopanajt gjendet mbi përroin me të njejtin emër. Ajo ruhet në gjendje të mirë,
duke u nisur nga fakti se rreth viteve 30-të të shekullit të kaluar mbi të është ndërtuar
një urë moderne, përmasat e së cilës janë rreth 3.17 metra. Ura është e ndërtuar me gurë
të gdhendur në formë katërkëndëshi, të lidhur me llaç gëlqereje. Qemeri i urës kap lartësinë
0,53 metra dhe është i ndërtuar me tulla romake të lidhura me njera-tjetrën me llaç.
Studiuesit mendojnë se ura është ndërtuar në fillim të shek. II pas Krishtit,
gjatë viteve të sundimit të perandorit Trajan.
Kalaja
Kjo kala është një projekt i inxhinierisë antike, ndërsa që ndërtimi u krye nga arkitektë romakë. Përbënte ndalesën e parë pas Dyrrahut. Kalaja e Peqinit ishte një fortesë e cila kishte për detyrë të ruante vijën Egnatia dhe me kalimin e shekujve ajo ruan të njëjtin status duke qenë kryeqendër e Claudianës, Biklinit, Peklinit e më vonë Peqinit të sotëm. Kalaja është e ndërtuar në terren të sheshtë dhe ka njw formw drejtwkwndore me pwrmasa 57 * 51 m.Ka një histori të përgjakshme ndërtimi. Njihen disa periudha shembjeje dhe rindërtimit të saj që përkojnë me kohën romake, më tej bizantine e më pas atë osmane. Këtë fortifikim e përmend në shënimet e tij kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: “…muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të larta. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja…” Kalaja i ka rezistuar disa luftërave mes të cilave më e njohur është ajo e Ahmet Kurt Pashës së Beratit dhe Bushatllinjve të Shkodrës. Gjithsesi kjo i përket pjesës mbitokësore të kalasë. Nëntoka e saj nuk është zbuluar ende. Studi
met më të fundit kanë arritur në përfundimin se Kalaja e Peqinit fsheh poshtë saj surpriza të mëdha arkeologjike. Arkeologët pohojnë se kalaja ka qenë e pajisur me tunele të nëndheshme (katakombe) që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, për t`i shpëtuar armikut. Besohet që të paktën kjo kala të kishte 2 dalje të fshehta; njëra dilte diku poshtë qytetit të sotëm në afërsi të lumit Shkumbin. Ndërsa dalja tjetër mendohet se ishte në anën veriore menjëherë sapo nis mali i Kazies. Gjurmë të ekzistencës së tuneleve të nëndheshme hasen edhe sot, ndonëse
erozioni i ka dëmtuar shumë. Në këto katakombe mendohet se ekzistojnë edhe objekte arkeologjike të fshehura nga banorët e qytetit në kohë luftërash si në rastin e vërshimit të gotëve, estrogotëve dhe barbarëve të tjerë. Gjithashtu, edhe pse në një vend pak a shumë fushor, ndryshe nga kalatë e tjera, kalaja e Peqinit kishte furnizime të fshehta me ujë nga jashtë. Këtë e dëshmojnë edhe tubat e qeramikës të gjetura si në kala ashtu edhe përreth saj. Pra, kalaja ka pasur dy mënyra furnizimi me ujë. Furnizimin me pus të favorizuar nga ujërat e lumit Shkumbin dhe furnizimin me tuba duke shfrytëzuar vendburime në periferi të qytetit. Në vitin 1785 kalaja i rezistoi një sulmi për rreth 6 muaj gjë që dëshmon se ajo e kishte të garantuar furnizimin me ujë. Poshtë kalasë së Peqinit dhe përreth saj mendohet se ekzistojnë edhe varre që i përkasin periudhave të ndryshme historike, që nga era romake deri në atë islame. Por këto “thesare” arkeologjike ende nuk janë zbuluar
Kulla e Sahatit dhe Xhamia
Kulla e sahatit është e tipit tre katësh dhe arrin një lartësi prej 21 metrash. Kati i parw shërben si ambient ku varen peshat, brënda janë akoma shkallët prej druri. Kati i dytë ka të montuar mekanizmin e orës. Kati i fundit është i përbërë nga katër kolona të gurta, me kapitele të gdhendura, me harqe e kube. Xhamia me Sahat apo Xhamia e Abdurrahman Pashës është një monument kombëtar kulturor në Shqipëri. Kjo xhami historikë ishte e njohur edhe si Xhamia e vjetër e Peqinit. Xhamia është e vendosur në qytetin e Peqinit dhe është rindërtuar në vitet 1822-1823. Xhamia e Peqinit per nga vlerat arkitekturore, elegances, hijeshise, ndertimit estetik, pikturave te jashtezakonshme te bukura dhe te rralla me elemente cilesore vlerash padyshim e benin nje nga monumentet e kultit islam me te bukur dhe nga me te vecantat ne Shqiperi. Pikturat e kesaj xhamie ishin para vitit 1800.





