NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE në Shërbimin e MZSH-së (sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi)
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA PEQIN
DREJTORIA JURIDIKE E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZOREDHE TIK
Nr._____prot Peqin më 04/05/2018
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së (sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Bashkia Peqin
KREU I-Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14/1 “pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15; Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.10 date25/01/2017 per strukturen e Bashkise Peqin Shkreses se Ministrise se Financave nr 18912 date 20/12/2017; Shkresës nr.675, datë 31.01.2017 “Mbi përzgjedhjen e aplikantëve për punonjës të shërbimit të MZSH-së për nivelin bazë”, Bashkia Peqin njofton se në Sektorin e MZSH-së ka 1vend të lire pune në nivelin bazë të këtij shërbimi në pozicionet e mëposhtme:
- Zjarrfikës
KREU II-Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjës së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Zjarrfikësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjës së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dije pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane…