Administrata e Bashkisë Peqin

Administrata e Bashkisë Peqin

  • Administrata e Bashkisë, drejtohet nga Kryetari i Bashkisë, i ndihmuar nga Zv/Kryetari e saj.
  • Administrata e Bashkisë është e organizuar në drejtori te përgjithshme, drejtori, sektorë, lagje dhe njësi administrative.
  • Vendet e punës të shërbimit civil renditen si më poshtë:
    – Drejtor i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori dhe Specialist.
    – Zv/Kryetari i Bashkisë drejtojnë dhe janë përgjegjës për mbulimin nga ana administrative të disa drejtorive të përgjithshme, sipas përcaktimit të bërë nga Kryetari i Bashkisë me akt të veçantë.
    – Drejtoritë e përgjithshme janë njësi organizative të administratës së Bashkisë, të cilat mbulojnë dhe janë përgjegjëse për aktivitetin administrativ në fusha të caktuara që mbulohen nga dy ose më shumë drejtori.
    – Drejtoritë janë njësi të Strukturës Organizative të Bashkisë dhe përgjigjen për një aktivitet administrativ të caktuar.
    – Sektorët janë njësi bazë të strukturës organizative të Bashkisë që përgjigjen për aktivitete të veçuara në përbërje të drejtorive përkatëse.
    – Struktura organizative, emërtimet dhe numri i personelit të tyre përcaktohen nga Kryetari i Bashkisë.
    – Gjithshtu pjesë e strukturës së Bashkisë janë dhe kabineti i Kryetarit të Bashkisë .
    – Bashkia është e ndarë në tre lagje qe drejtohen nga administratori i lagjes dhe 5 njësi administrative që drejtohen nga Administratori i njësisë.
  • Zyrat me një ndalesë funksionojnë pranë çdo lagjeje dhe njësie administrative.